Vrasja e të riut, Rama bën përgjegjës presidentin dhe opozitën për tensionet

11 Dhjetor 2020 | 15:12

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka akuzuar opozitën dhe presidentin e Republikës duke i cilësuar ata si nxitës së dhunës në dy protestat e mbajtura pas vrasjes së Klodian Rashës.

“Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit,po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të LulitSaliutIIliritMonikës! Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!”, shkruan Rama.

Ai thotë se opozita në bashkëpunim me kreun e shtetit kanë paguar qytetarë, madje edhe minorenë për të djegur rrugët e vendit.

“S’kanë më njësi komunale për të mbushur autobuzë, e dinë që përveç turmës së tkurrur të militantëve s’i ndjek më askush dhe paguajnë lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s’ka rend, s’ka siguri, s’ka shtet.”, shton ai. 

Kryeministri i vendit u bën thirrje prindërve të minorenëve që të kujdesen për to, pasi sipas tij, ata po përdoren për të ushtruar dhunë nga ana e LSI-së. Mes tjerash Rama paralajmëron qytetarët dhe u këkron që të heqin dorë nga dhuna pasi në të kundërt do përballen me ligjin dhe forcën e shtetit.

“Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave”, shton Rama.

Vrasja e të riut Klodian Rasha krijoi tensione në kryeqytet dhe në disa qytete të vendit, ndërsa nuk munguan as konfrontimet fizike mes qytetarëve dhe forcave të Policisë. Kjo ngjarje solli gjithashtu zhvillime të reja në qeverinë Rama, ku Sandër Lleshaj dha dorëheqja të parevokueshme nga posti i ministrit të Brendshëm dhe kërkoi ndjesë për vrasjen e 25-vjeçarit.

Lexoni gjithashtu:

Jep dorëheqjen ministri Sandër Lleshaj

”Qëllova drejt këmbëve të Rashës”, dëshmon efektivi: Klodiani bërtiti, e gjeta pa shenja jete

Gjykata e Tiranës lë në qeli efektivin që vrau Klodian Rashën

PD për vrasjen e të riut, Alibeaj: Asnjë kurban s’e shpëton dot Ramën nga përgjegjësia

Hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për efektivin

Vrasja e Klodian Rashës, Lleshaj: Organet do të finalizojnë shpejt hetimet

Publikohet ekspertiza paraprake, Rasha s’ka plumb në kokë, polici ka qëlluar dy herë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026