Punëtorët nga Sri Lanka zgjedhin Shqipërinë: Janë pagat e larta dhe kushtet e mira

30 Maj 2023 | 16:20

Mungesa e fuqisë punëtore gjatë sezonit turistik në Vlorë ka shtyrë bizneset të kërkojnë punonjës në tregun e huaj. Operatorët turistik në Vloirë dhe Rradhimë kanë punësuar të huaj nga Sri Lanka, Turqia apo Nepali.

Keta shtetas kanë zgjedhur të punojnë në Vlorë për paga më të larta që ofron Shqipëria në krahasim me vendet ku jetojnë. Andrea dhe Vino janë 2 nga 6 punëtorët nga Sri Lanka që punojnë në pastrimin e hotelit dhe mirëmbajtjen e plazhit.

“Jam 23 vjeç, vij nga Sri Lanka, do të punoj 6 muaj dhe do të kthehem në vendlindje, kam prindërit dy vëllezër dhe një motër. Paga është e mirë 400 dollarë në muaj, në Sri Lankë ekonomia është shumë e dobët. Kushtet këtu janë të mira,”-tha Andrea.

“Jam nga Sri Lanka dhe zgjodha të vij për të punuar për rrogën, 600 dollarë është mirë. Punoj në pastrimin e hotelit. Është hera e dytë në Shqipëri, kam qenë në Tiranë më parë, tani në Vlorë. Është i thjesht edhe komunikimi pasi të gjithë flasin anglisht,-tha Vino.

Sotiri i cili punon prej 15 vjetësh si mjeshtër bojaxhi pranë strukturës hoteliere thotë se ndihma është e madhe pasi mungesa e fuqisë punëtore penalizon strukturat gjatë sezonit.

“Janë njerëz të mirë punojnë, për fat të mirë unë flas anglisht dhe kuptohemi. Pagat janë normale si tregu në Shqipêri, mbi 400. Na japin një dorë se kemi mungesë punëtorësh. Të rinjtë tanë? Nuk kanë dëshirë , të gjithë po ikin dhe detyrohemi të marrim këta,”-tha Sotir Xholaj, Bojaxhi

Menaxherja e njësisë hoteliere tha për Euronews Albania se aktualisht 8 janë të huajt që punojnë në hotel, nga Srilanka dhe Turqia. Sakakq në ditët në vijim priten edhe 14 punëtorë nga Nepali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026