Ndërtimi zhvendoset në Durrës/ Tirana “ngec” pas 5 vitesh, rekord lejesh në bregdet
Qarku i Durrësit do të kthehet në kantier ndërtimi, teksa numëron një numër rekord lejesh të firmosura në tre muajt e parë të vitit. Nga ana tjetër, Tirana ka dhënë numrin më të vogël të lejeve ndërtimore në 5 vjet.
Në Tiranë ritmi i ndërtimit po bie. Kjo, pasi lejet dhe sipërfaqja ndërtimore janë zvogëluar. Në periudhën janar-mars 2023, bashkia ka dhënë 79 leje për në një hapësirë të lirë 200 mijë metra katrorë, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2022, u dhanë 112 leje në 800 mijë metra katrorë.
Të dhënat e përcjella nga Instituti i Statistikave tregojnë se pas bumit të madh 5-vjecar në ndërtim, ky është niveli më i ulët.
Megjithatë në rang vendi, të gjitha bashkitë së bashku kanë rritur numrin e lejeve ndërtimore, nga 397 fillim vitin e kaluar, në 429 këtë vit.
Stafetën e Tiranës e ka marrë Durrësi, i cili në muajt apo vitin në vazhdim do bëhet kantieri më i madh ndërtimor, pas 190 lejeve të firmosura në tre muaj.
Kërkesat e shtuara për vila dhe hotele në bregdet, rindërtimi pas tërmetit dhe projekti për transformimin e portit kanë shtuar kërkesën jo vetëm në Bashkinë e Durrësit, por edhe në qytetet e tjerë të qarkut.
Në tremujorin e parë 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 21 miliardë lekë, nga 39 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar ulje prej 46%.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë