“Fitorja nuk është triumf politik”, Veliaj: Mundësi për punë e projekte të reja

30 Maj 2023 | 15:53

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në një takim me banorët e njësisë numër 1 në kryeqytet deklaroi se fitorja në 14 maj është një mundësi për më shumë punë dhe projekte të reja.

Në vijim të turit të falenderimeve në çdo njësi të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj u ndal në një takim me banorët e njësisë numër 1 ku deklaroi se fitorja e 14 majit nuk duhet parë si një triumf politik, por si një mundësi për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve njësoj.

“Pavarësisht kë votove, Partia Socialiste, kryetari ynë dhe Këshilli Bashkiak është këtu që të të shërbejë ty, familjes tënde, fëmijëve të tu, sepse në këtë qytet ne njohim vetëm ngjyrat kuqezi të flamurit, të kombit tonë, dhe kulturës sonë, për t’u shërbyer të gjithëve kudo ku janë, pa asnjë dallim”- tha Veliaj.

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e të gjithë këshilltarëve bashkiakë, përfshirë edhe atyre të opozitës.

“Ftesa për çdo njeri është: Ne duam t’u shërbejmë të gjithëve, edhe atyre që janë demokratë e që votuan parti të tjera. Në Këshillin Bashkiak kemi 34 mandate, nga 31 që na duhen, nuk kemi nevojë për asnjë forcë tjetër, por ne kemi dëshirë, që edhe ata të tjerët që mendojnë ndryshe, për ta çuar Tiranën përpara”- përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026