Vuçiç viziton ushtarët e dislokuar serbë pranë kufirit me Kosovën

30 Maj 2023 | 15:46

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç viziton ushtarët e dislokuar serbë pranë kufirit me Kosovën. Lajmi u bë me dije nga vetë presidenti në një postim në rrjetin social Instagram.

Vuçiç ka dhënë urdhër për rritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe dhe për dislokimin e trupave më pranë kufirit, pasi Qeveria e Kosovës, javën e kaluar, ka vendosur  kryetarët e rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Po ashtu ai konfirmon se nuk do të shkojë në  samitin në Bratisllavë, ku ishte ftuar së bashku me kryeministrin Kurti, i cili po ashtu anuloi pjesëmarrjen.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026