Bie vdekshmëria foshnjore, në Shqipëri 6,5 fatalitete për 1.000 lindje
Për herë të parë Shqipëria ka regjistruar normën më të ulët të vdekshmërisë foshnjore ndër vite. në vitin 2022 ajo ra në 6,5 për 1000 lindje të gjalla ,nga 8,4 që ishte një vit më parë.
Sipas të dhënave të INSTAT Vdekshmëria foshnjore në vendin tonë nuk kishte rënë kurrë nën 7 për 1000 lindje të gjalla duke e bërë kështu vitin 2022,të parin në historinë e Shqipërisë ku fatalitetet ranë.
Që prej vitit 2015 numri I të vegjëlve që humbnin jetën në vitin e parë ishte ndër më të lartit në rajon.
Në raportin zyrtar për vitin 2022 insat njofton se kanë humbur jetën 161 bebe, në 52,8% të rasteve shkak janë bërë “Sëmundjet që shfaqen në periudhën rreth lindjes perinatale”
Po ashtu si për të rriturit edhe tek fëmijët, “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” shpesh bëhen shkak për humbje jete.
Në vitin 2022, këto sëmundje u bënë shkak I humbjes së jetës në 21,1 % të rasteve.
Ndërlikime në barrë, të lindjes dhe të periudhës së paslindjes janë bërë shkak për fatalitet në 10,6% të rasteve.
LEXONI GJITHASHTU:
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)