“Kosova rrezikon të humbasë Veriun”- Pacolli: Ja cilët janë fajtorët
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se me situatën e krijuar Kosova rrezikon të humbasë veriun e vendit. Në një intervistë në Euronews Albania, Pacolli bëri fajtor për situatën e krijuar kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani.
“Kosova rrezikon të humbasë veriun e vendit”, kështu deklaroi në një intervistë në Euroneës Albania, kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re dhe ish-presidenti, Behgjet Pacolli. Duke komentuar tensionet e krijuara që prej të premtes në 3 komuna, Pacolli bëri përgjegjës dyshen Kurti-Osmani.
“Në momentin që Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë vendosur që të bëhen zgjedhje në veri në një kohë jo të duhur, në një kohë jo të neovjshme për Kosovën, është parë se veriu po humbet dhe nëse veriu humb tani faji kryesor është i Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit. Ky binom është ai që e humbI veriun”, tha Pacolli.
Sipas ish presidentit të Kosovës, situata e krijuar favorizon presidentin Vuçiç,
“Unë deri më sot po e shikoj se Kurti është duke luajtur lojën që është duke dashur Vuçiç, çdo veprim që po bën Vuçiç i gëzohet asaj dhe ne këtë çka kemi bërë tani i kemi dhënë një mundësi Vuçiç që ai të jetë i prerë me veriun”, tha Pacolli.
Pacolli deklaroi se pa ndihmën e ndërkombatarëve, Kosova nuk mund të marrë nën kontroll veriun e vendit, pasi e vetme nuk mund të përballet me Serbinë.
LEXO GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë