Dhuna në Veri, NATO dislokon forco shtesë në Kosovë
Situata e tensionuar në veri të Kosovës dhe dhuna e ushtruar ndaj 30 pjesëtarëve të KFOR-it ka bërë që NATO të marrë vendimin për dislokimin e forcave shtesë në territorin e Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, NATO informon se ka dislokuar në Kosovë, Forcat e Rezervës Operacionale për Ballkanin Perëndimor, e cila ishte vendosur në gadishmeri prej 7 ditësh.
“NATO vendos forca shtesë në Forcën e Kosovës. Në përgjigje të trazirave të fundit dhe lëndimit të 30 anëtarëve të Forcave të KFOR-it, NATO ka drejtuar vendosjen në Kosovë, të Forcave Rezervë Operacionale (ORF) për Ballkanin Perëndimor, e cila ishte në gatishmëri shtatë-ditore”, shkruan NATO në një reagim në Twitter.
Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Stuart B. Munsch, deklaroi se dislokimi i forcave shtesë bëhet me qëllimin që KFOR të ketë të gjitha aftësitë e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
“Dislokimi i forcave shtesë të NATO-s në Kosovë është një masë e kujdesshme për të siguruar që KFOR-i ka aftësitë që i nevojiten për të ruajtur sigurinë në përputhje me mandatin tonë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,”, deklaroi Stuart B. Munsch.
Ai shtoi: “Dëshiroj të përgëzoj KFOR-in që ka ndërmarrë veprime të shpejta, të përmbajtura dhe profesionale për të ndërhyrë për të ndalur trazirat dhe për të shpëtuar jetë. Dhuna duhet të ndalet dhe të gjitha palët duhet të ndalojnë së ndërmarrë veprime për të minuar paqen për çdo komunitetet në Kosovë”, tha Munsch.
LEXO GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë