Rama viziton policët e plagosur në protestë: Meta dhe Berisha nxitës të dhunës vetëm për të ardhur në pushtet

11 Dhjetor 2020 | 17:38

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në ambientet e QSUT ku vizitoi efektivët e plagosur gjatë dy ditëve të protestave në Tiranë.

Në një komunikim për mediat ai dënoi dhunën e ushtruar nga ata që i quajti një tufë halabakësh të dalë nga kush e di se ku dhe të frymëzuar politikisht nga presidenti i republikës, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Kreu i qeverisë tha se çdo njëri ka të drejtën të protestojë, por nuk ka të drejtë të prekë asnjë fije floku të akujt tjetër duke e quajtur të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj efektivëve të policisë në krye të detyrës, që sipas tij janë treguar në kufijtë e tolerancës përballë protestuesve.

“Çfarë drejtësie kërkojnë këta? Të hurit dhe litarit, të halabakërisë dhe të dhunës mbi gjithë dynjanë?

Polici ka të drejtën të ketë procesin e vet gjyqësor dhe do të dënohet sipas ligjit. Morali është i ministrit të Brendshëm që dha një shembull fisnikërie pa pasur asnjë faj direkt ose indirekt si prind dhe pjesë e kësaj shumice.

Dhe kush del në protestë ka të drejtë të protestojë për atë që e cilëson të drejtë, por nuk ka të drejtë të preki asnjë fije floku të askujt tjetër. Policia nuk është një lukuni e mbledhur nga presidenti, që akoma nuk është distancuar nga dhuna por është nxitës dhe orkestrues i dhunës së bashku me atë tjetrin ish-kryeministrin sot e kësaj dite është krenar që ka vrarë.

Dhe gjithça bëhet se ata duan të vijnë në pushtet”, tha kryeministri Edi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026