Protesta e tretë për Klodian Rashën, 25 të arrestuar dhe 130 të proceduar në gjendje të lirë
Pas protestës së tretë për vrasjen e Klodian Rashës, që u zhvillua mbrëmjen e së premtes, policia njoftoi sot se ka arrestuar 25 persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë edhe 130 të tjerë.
Në njoftimin e saj, policia thekson se tre punonjës mbetën të plagosur, ndërsa edhe të premten pati dëmtime të sinjalistikës rrugore, stolave, kazanëve të mbeturinave apo shtyllave ndriçuese.
Duke e cilësuar të paligjshme protestën, policia bën thirrje të mos ketë më grumbullime në kohë pandemie.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat policia sjell në vëmendje se çdo përpjekje për të dhunuar punonjësit e policisë, këta të fundit kanë “për detyrë të reagojnë proporcionalisht dhe nuk do të ngurrojnë ta bëjnë këtë në asnjë rast dhe për asnjë arsye”.
Më herët gjatë ditës së shtunë pati informacione se policia kishte shoqëruar mbi 100 persona të moshës nën 20 vjeç në komisariate.
Në total deri më sot janë arrestuar 87 persona, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë mbi 250 të tjerë.
Prej së mërkurës mijëra qytetarë kanë protestuar kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Revolta, kryesisht e të rinjve, vjen pasi më 8 dhjetor një punonjës policie vrau me armë 25-vjeçarin, i cili po lëvizte përtej orës së lejuar 22:00.
Të premten punonjësi i policisë u përball me akuzën e vrasjes “në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe u la në masën “arrest me burg”.
Çështja mbetet nën hetim pasi pretendohet se Rasha ishte i armatosur dhe e kërcënoi policin përpara se të qëllohej.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq