Europol arreston 33 persona, mes tyre dhe shqiptarë. Sekuestrohen 18.5 mln €
Europol ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure një aksion në Itali dhe Spanjë, ku u arrestuan 33 të dyshuar në një aksion të koordinuar kundër një rrjeti kriminal global të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave.
Autorët e dyshuar, të cilët janë me kombësi italiane, shqiptare, kolumbiane, marokene dhe siriane, kishin krijuar një rrjet ndërkombëtar kompanish për të pastruar paratë e pista.
Rrjeti kriminal ofroi një shërbim profesional kriminal për të fshehur origjinën e të ardhurave të krijuara nga trafiku i paligjshëm i drogës nga Amerika e Jugut.
Me mbështetjen e Europol dhe Eurojust specialistët e pastrimit të parave nga Guardia di Finanza italiane sekuestruan 18.5 milionë euro asete në kuadër të operacionit.
Struktura e ndërlikuar përdorte kompani në vende të tilla si Kina, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndër të tjera. Kjo rrjetë komplekse kompanish lejoi që krimi i organizuar të maskonte natyrën, burimin, vendndodhjen, pronësinë, kontrollin, origjinën dhe destinacionin final të fondeve të përfituara në mënyrë të paligjshme.
E për të pastruar paratë e përfituara nga droga, banda përdoret një shërbim të posaçëm që quhet “Black Market Pesos Exchange”, ku rreziku i humbjes së parave është i vogël.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West