Tensionohet situata në Shkodër, sulmohet selia e PS-së, ndërhyn FNSH

12 Dhjetor 2020 | 11:27

Marshimi i thirrur për protestë ndaj vrasjes së Klodian Rashës nga policia në Shkodër përshkallëzoi në dhunë kur një grup të rinjsh iu drejtua mesditën e së shtunës selisë së Partisë Socialiste duke e mësyrë dhe duke i vënë flakën orendive të saj.

PD e ka konsideruar ngjarje pa lidhje me protestën. Në një apel nga kryetarja e Bashkisë Shkodër u bë e qartë se marshimi ishte paqësor dhe nuk kishte synim sulmin ndaj institucioneve. Ajo bëri thirrje të shmangej dhuna ndërsa theksoi faktin se edhe pse u thirr, policia veproi vonë.

Nga ana tjetër nga PS ngjarja është konsideruar e nxitur nga opozita. Drejtuesi i shtabit elektoral të socialistëve për qarkun Shkodër, Ilir Beqja tha se tashmë pas djegies së selisë së PS-së protestat nuk kanë më lidhje me vrasjen e Klodian Rashës.

17:00     Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla si dhe koordinatori politik për qarkun Shkodër Ilir Beqaj kanë udhëtuar drejt qarkut të veriut, ndërsa dënuan me forcë aktet e dhunës teksa një grup të rinjsh sulmuan dhe dogjën selinë e Partisë Socialiste. Zoti Balla tha se organizatoret e protestës së dhunshme janë kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, PD-ja dhe LSI-ja.

16:40      Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka denoncuar në prokurori drejtuesit e Policisë së Shtetit, duke kërkuar “Procedimin penal të punonjësve dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

16: 06     Policia e Shkodrës ka bërë bilancin paraprak të dëmeve nga tensionet e sotme, ku një grup të rinjsh sulmuan dhe dogjën selinë e Partisë Socialiste. Policia e kryeqendrës së veriut thotë se nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe një efektiv policie, i cili është dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor.

“Gjithashtu gjatë tubimit është gjuajtur me sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë është plagosur një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim”, thuhet në njoftim.

13:42     Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se revolta e qytetarëve ditëve të fundit janë pasojë e “arrogancës dhe dhunës 7-vjeçare të qeverisë socialiste”.

13:30     Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha për Euronews Albania se kishte njoftuar policinë tre herë që në momentin kur një grup të rinjsh u nda nga marshimi dhe iu drejtua selisë së PS-së. Ajo tha se policia vonoi 45 minuta për të ndërhyrë, ndërsa theksoi se protesta paqësore e Shkodrës nuk ka lidhje me dhunën e shfaqur nga grupi në fjalë.

13:10     Pas një ore me ndërhyrjen e policisë, protesta e thirrur në Shkodër është qetësuar.

12:40     Kryeministri Edi Rama e konsideron “terroriste” përdorimin, sipas tij, të fëmijëve nga ana e opozitës “për maskarallëqet e saj”. Përmes një postimi në Twitter Rama e konsideroi të dhimbshme këtë prirje të përfshirjes së të miturve në akte vandalizmi.

12:40     Përdorimi i gazit lotsjellës shpërndau grupet e mbledhura për protestë, ndërsa drejtuesi i shtabit elektoral të PS-së për qarkun e Shkodrës, Ilir Beqja e konsideroi përshkallëzimin dhe mësymjen e zyrave të PS-së si “fundin e lidhjes së protestës me Klodan Rashën”. Sipas Beqjas tashmë të gjitha zhvillimet janë politike dhe përgjegjësia kryesore sipas tij bie mbi opozitën, Presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

12:30     Pas përshkallëzimit të situatës me mësymjen dhe vendosjen e zjarrit jashtë zyrave të PS-së, policia angazhoi Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe zjarrfikësit. Grupi u shpërnda pas hedhjes së gazit lotsjellës për të shmangur kështu humbjen e kontrollit të flakëve pasi selia e PS-së ndodhet në rrugën “Wilson”, përballë Poliklinikës Shëndetësore të qytetit.

12:20     Grupi i protestuesve, të përbërë kryesisht nga të mitur, pas thyerjes së portës kryesore, nis nxjerrjen jashtë të pajisjeve dhe orendive të zyrave, të cilave i vuri flakën.

12:05     Një grup të rinjsh nis të sulmojë selinë e Partisë Socialiste duke thyer xhamat e duke mësyrë ambientet e brendshme të godinës.

11:00     Në Shkodër nis protesta e dytë pas asaj të së enjtes për vrasjen e Klodian Rashës nga policia në Tiranë.

 

Lajmi në përditësim…

Lexoni gjithashtu: 

Tensionet në vend, ambasadorja Yuri Kim përsërit thirrjet për vetëpërmbajtje

Tensionet në vend, PD: Dhuna dhe arroganca 7-vjeçare e Edi Ramës janë shkaktarët e revoltës

Sulmi i selisë së PS në Shkodër, reagon Rama: Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë

Tensionohet situata në Shkodër, sulmohet selia e PS-së, ndërhyn FNSH

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026