Muzeu i dëshmisë dhe kujtesës, rriten vizitorët, të huajt habiten më atë çka shohin

31 Maj 2023 | 15:40

Shkodra njihet në të gjithë vendin si qyteti që u godit më ashpër nga regjimi komunist. Pas shumë vitesh, ish dega e brendshme është kthyer në një nga muzetë më identifikues të Shkodrës ku brenda muzeut janë ruajtur të pa prekura dhomat e burgut dhe të hetuesisë.

Edhe për këtë sezon turistik, vizitorët janë të shumtë pranë këtij muzeu duke u njohur nga afër me një të kaluar jo shumë të largët.

“Është hera parë në Shqipëri dhe prej dy ditësh kam ardhur në Shkodër . Sot erdha të vizitoj këtë muze i cili ishte fantastik. Ta mendosh se 40 vite më parë ky vend  shërbente si burg është e pabesueshme. Këtu mund të kenë vdekur dhe njerëz dhe sot unë ndodhem këtu. Duhet ta pranoj që kur i thashë shokëve të mi që do shkoj në Shqipëri më thanë që të kem kujdes se është vend i pasigurtë por këtu po vërtetoj krejtësisht të kundërtën. Njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe vendi është fantastik”- tha Rick Buytos, turist nga Holanda.

Për drejtuesin e këtij muzeu Pjerin Mirdita interesi i turistëve çdo vit është në rritje. Sidomos të huajve u duket e pabesueshme që në vetëm kaq pak kohë ky vend është kthyer në muze.

“Ne faktikisht jemi krenar mund të themi për atë çfarë ofrojmë pasi i japim një dëshmi të gjallë njerëzve, vizitorëve. Njihen me këto aspekte të historisë tone dhe faktikisht sidomos vizitorët e huaj që vijnë nga Evropa perëndimore apo Amerika e Veriut, në momentin që ata futen dhe krahasojnë periudhat historike, pra periudhën që ata kishin në vendin e tyre dhe periudhën që ishte në Shqipëri, janë dy gjëra që faktikiaht janë të kundërta me njëra tjetrën. Bile më kuptohet dëshmia e një turisti Holandez vetëm para pak ditësh i cili tha “ Në kohën që ne dëgjonim “The Beatles “ apo kishin një jetë normale të lirë në zemër të Evropës, vetëm dy mijë kilometra më tutje, ndodhni ato që kanë ndodh në Shqipëri”- u shpreh Pjerin Mirdita, drejtues tek ‘Muzeu i Deshmisë dhe Kujtesës”.

Risia më e madhe këtij viti ishte vizita historike e kryeministrit Rama në këtë muze, duke u bërë i pari kryeministër i majtë që shkel në këtë muze duke shkaktuar jo pak polemika .

“Duhet të kuptojmë  që kryeministri i vendit është kryeministri i vendit dhe ne jemi në shërbim publik”- theksoi Mirdita.

“Vizita e kryeministrit nëpër institucione mund të jetë e rëndësishme që ky institucion në të ardhmen të rritet akoma më shumë dhe të jetë pse jo një ndër asetet kryesore jo vetëm tashmë të qytetit të Shkodrës por ndoshta në nivel kombëtar dhe në nivel Rajonal”- shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026