Reziston ekonomia ukrainase, FMN: Tregoi qëndrueshmëri të fortë, pavarësisht luftës

31 Maj 2023 | 16:26

Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës, me raketa dhe dronë, ekonomia e vendit të përfshirë nga lufta po tregon qëndrueshmëri të fortë.

Zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë nënshkruar një hua fillestare prej 900 milionë dollarësh dhe ngritur vlerësimin për rritjen ekonomike të vendit.

“Në kuadër të rishikimit, ne kemi ngritur projeksionin për rritjen e GDP-së në 2023-shin me një rreze nga 1 deri në 3 për qind plus. Inflacioni po ul shpejtësinë dhe normat e këmbimit kanë qenë të qëndrueshme në muajt e fundit. Sidoqoftë, parashikimi mbetet i pasigurt pasi lufta vazhdon”, -tha Gavin Gray, shef i misionit të FMN-së për Ukrainën.

Në Moskë, presidenti Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për aktivitete terroriste dhe se po përpiqet të frikësojë qytetarët rusë, duke sulmuar me dronë. Nga ana e tij, Kievi zyrtar mohon përfshirjen.

“Sikurse e dini, regjimi në Kiev ka zgjedhur një rrugë tjetër; atë të intimidimit të Rusisë dhe qytetarëve rusë duke sulmuar godinat e banuara. Kjo është shenjë e aktiviteteve të pastra terroriste”, -tha Vladimir Putin, president i Rusisë.

Ndërkohë, në zona të tjera vazhdojnë përpjekjet për riparimin e impianteve bërthamore ukrainase në qytetin veri-lindor të Kharkivit.

Instituti i Fizikës dhe Teknologjisë u godit nga raketat ruse vitin e kaluar, por asnjë rrjedhje radioaktive u raportua. Megjithatë, Agjencia e OKB-së për Energjinë Atomike ka paralajmëruar se situata në impiantin e Zaporizhias mbetet e brishtë dhe jashtëzakonisht e rrezikshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026