SHBA do i japë 300 mln dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar më 31 maj se do ta furnizojë Ukrainën me një pako të ndihmave ushtarake në vlerë prej 300 milionë dollarësh. Në këtë pako përfshihen sisteme të mbrojtjes ajrore, municione dhe pajisje të tjera mbrojtëse.
Pentagoni bëri gjithashtu të ditur se kjo është hera e 39-të që dërgohen pajisje nga inventarët e Departamentit amerikan të Mbrojtjes.
Në mesin e pajisjeve do të jenë edhe bateri për sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, sistemet e mbrojtjes ajrore Stinger e municione tankesh.
Gjithsej, SHBA-ja ka dhënë më shumë se 38.3 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i qeverisjes së administratës të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, përfshirë më shumë se 37.6 miliardë dollarë që nga nisja e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit të kaluar.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët e tyre për t’ia mundësuar Ukrainës përmbushjen e nevojave të saj të menjëhershme në fushën e betejës dhe kërkesat për asistencë afatgjatë të sigurisë”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.
LEXONI GJITHASHTU:
Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend