“Po të toleroj se ke moshën e gjyshit tim”, Ceka sherr me gazetaren në “Now”

31 Maj 2023 | 22:39

Studimet shkencore janë kthyer në temë debati në emisionin “Now” në Euronews Albania mes historianit Neritan Ceka dhe gazetares Fatmira Nikolli.

Kjo e fundit i është drejtuar Cekës duke i thënë se komunikimi i tij kundrejt saj nuk ka qenë i përshtatshëm ndërsa shtoi se e toleroj për shkak të moshës.

Ceka në një moment është revoltuar duke i thënë gazetares që të lexoj mirë e më pas të vij të bëjë debat me të.

Pjesë nga biseda:

Ceka: Doni mësim juridik

Nikolli: Mënyra juaj e komunikimit kundrejt meje sonte ka qenë tërësisht e palavdërueshme, ju toleroj se keni moshën e gjyshit tim

Ceka: Këto që bëhen në media janë falsifikime. Të më bëni ju gënjeshtar në moshën time, nuk pranoj. Nga i nxirrni këto. Lexoni mirë dhe hajde bëni debat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026