”Janë të nxitur”, ministrja e Arsimit: Është shumë e dhimbshme kur shoh të mitur që dhunojnë institucionet

12 Dhjetor 2020 | 17:45

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi, tha në Euronews Albania se vrasja e të riut Klodian Rasha është një ngjarje tragjike. Ajo tha se efektivi i repartit “Shqiponja” ka tejkaluar çdo normë të forcës shtetërore, ndërsa shtoi se drejtësia duhet të thotë fjalën e saj në mënyrë të pavarur.

Ministrja shtoi se të rinjtë po përdoren politikisht nëpër protesta, ku nuk kanë munguar rastet e dhunës.

“Ngjarja që ka ndodhur, humbja e jetës së një djali të ri është një tragjedi për familjen, por është lajm i hidhur për të gjithë ne. Efektivi i policisë ka tejkaluar të gjithë forcën e detyrës së tij. Ky është një veprim i shkëputur nga veprimtaria e Policisë së Shtetit. Shtetit i takon ndjesa dhe përgjegjësia që të zbardhë ngjarjen. Zemërimi është krejt i kuptueshëm, por ne duhet që të veprojmë me gjakftohtësi. Nuk duhet të lejojmë, që drejtësia të vendoset me dhunë. Të miturit po përdoren politikisht nëpër protesta, sepse unë them se asnjë prind nuk lejon të bëhet fëmija i tij dhunues”, tha Kushi.

Gjithashtu znj. Kushi tha se qeveria Rama i përshëndet protestat paqësore, por është kundër akteve të dhunës.

“Ne i vlerësojmë institucionin e protestës, dhe fakti që ne kemi reaguar, dhe i kemi pranuar problemet që i kemi patur dhe kjo është përgjigja më e mirë. Shqetësimi im është dhuna nëpër protesta. Ne protestat i pranojmë, por jemi kundër dhunës. Sandër Lleshaj dha dorëheqjen,  jo sepse është përgjegjës, por është një akt i lartë moral. Unë nuk mendoj se Ardi Veliu duhet të japë dorëheqjen. Ai ishte veprim i veçuar dhe nuk ka lidhje me performancën e Policisë së Shtetit”, tha ajo.

Gazetarja Bruna Çifligu pyeti ministren për ngjarjen e sotme në Shkodër, ku u panë një grup të miturish, të cilët sulmuan me sende të forta dhe më pas dogjën orenditë e selisë së Partisë Socialiste. Ministrja Kushi u shpreh se nuk ndihet mirë kur shesh skena dhune, ku protagonistë janë fëmijët. Ajo theksoi se ato po nxiten politikisht të kryejnë akte dhune, ndërkohë shtoi se përgjegjësit do të japin llogari para ligjit.

“Është shumë e dhimbshme për mua, si qytetare, si nënë, por sidomos si ministre e Arsimi që të shoh fëmijë, të shoh të mitur që dhunojnë institucionet. Asnjë prind nuk do ta donte, aq më pak mësuesit, dje këto janë nxitje politike dhe janë shumë të rënda, dhe duhet të hetohet të gjithë ato që kanë nxitur, sepse fëmijët nuk e bëjnë.  Përgjegjësinë për këto akte duhet ta kenë ata persona, të cilët i nxisin. Ata janë fëmijë dhe nuk e kuptojnë politikën. Nuk janë prindërit e tyre, por e thashë se këto janë përgjegjësi ligjore. Duhet të respektohet ligji, patjetër që ligji vepron edhe tek të miturit, por patjetër që këta fëmijë, pas kësaj që ndodhi këta fëmijë duhet të kenë një shërbim psiko-social në shkolla. Trajtimi i tyre në shkolla është shumë i rëndësishëm, dhe tashmë ne e kemi shtuar numrin e psikologëve nëpër shkolla, dhe patjetër që do kenë një trajtim për ta kapërcyer situatë”, tha ajo.

Lexoni gjithashtu: 

Tensionet në vend, ambasadorja Yuri Kim përsërit thirrjet për vetëpërmbajtje

Tensionet në vend, PD: Dhuna dhe arroganca 7-vjeçare e Edi Ramës janë shkaktarët e revoltës

Sulmi i selisë së PS në Shkodër, reagon Rama: Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë

Tensionohet situata në Shkodër, sulmohet selia e PS-së, ndërhyn FNSH

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026