”Do ta hajë turinjve”, Robert Budina bashkohet me protestuesit: Rama e solli vendin në dhunën
Protesta për vrasjen e të riut, Klodian Rasha vijojnë prej katër ditësh dhe kjo revoltë është shoqëruar me tension e përplasje midis qytetarëve dhe forcave të Policisë.
Qytetarëve në protestë u janë bashkuar edhe artistë. Njeri prej tyre ishte aktori Robert Budina. Ai foli për mediat, ku akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama si nxitësin kryesor të dhunës e tensionit në Shqipëri.
“Mos u çudisnin që ndonjëri prej jush të hajë ndonjë plumb qorr, sepse kjo është polici politike. Unë iu kundërpërgjigjem njerëzve, të cilët vuajnë, sepse këtë nuk e vendos kryeministri, sepse votat që i ka marrë kryeministri para katër vitesh i ka marrë në një situatë tjetër, dhe ato vota që ai na i përplas turinjve si forca e tij më e madhe, të jetë i bindur se nuk i ka. Do ta hajë turinjve të gjithë pakënaqësinë e njerëzve në të gjitha format qoftë paqësore, qoftë të dhunës. Nuk jam fare për dhunim, por ky njeri (Rama) e solli vendi në dhunë”, tha ai.
Sjellje të tilla tha Budina do të marrin përgjigje të merituar nga qytetarët, të cilët ndihen të shtypur nga pushteti.
“Nuk e sollën (dhunën) protestuesit, se ne jemi shembulli dhe ne thamë jo me dhunë, por çfarë bëri? Vrau një të ri. Ai përgjigjen do ta marrë nga revolta dhe pakënaqësia e njerëzve, sepse ata e ndiejnë se duhet të protestojnë”, shtoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Tensionet në vend, ambasadorja Yuri Kim përsërit thirrjet për vetëpërmbajtje
Tensionet në vend, PD: Dhuna dhe arroganca 7-vjeçare e Edi Ramës janë shkaktarët e revoltës
Tensionohet situata në Shkodër, sulmohet selia e PS-së, ndërhyn FNSH
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi