Kosova shton bashkëpunimin me shtetet e Vishegradit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi një video-konferencë të përbashkët me ambasadorët e grupit të Vishegradit (Poloni, Çeki, Sllovaki, Hungari), me të cilët diskutoi për Fondin e Ballkanit Perëndimor, planet për të ardhmen e tij, si dhe bashkëpunimin midis vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor.
Ministrja tha se gjatë kryesimit të Republikës së Kosovës me Fondin e Ballkanit Perëndimor, në vitin 2019, është arritur që të mbahen të gjitha aktivitetet e planifikuara me pjesëmarrje të të gjitha shteteve të rajonit.
“Gjatë kryesimit të Kosovës me Fondin e Ballkanit Perëndimor është bërë edhe një hap shumë i rëndësishëm sa i përket të ardhmes së Fondit të Ballkanit Perëndimor. Ky hap ai ka të bëj me miratimin e Deklaratës së përbashkët nga ana e të gjithë ministrave të punëve të jashtme të rajonit përmes së cilës është vazhduar trendi i rritjes së kontributit vjetor si konfirmim i punës së shkëlqyeshme të bërë deri më tash në përmbushjen e misionit të Fondit të Ballkanit Perëndimor. Në anën tjetër, duke qenë se bashkëpunimi rajonal, i cili pa diskutim ka rezultate shumë të prekshme, shtysë kryesore e ka integrimin europian, është e domosdoshme që perspektiva e anëtarësimit të përkthehet në mesazhe e veprime konkrete edhe nga ana e BE-së”, u shpreh Haradinaj-Stublla.
Zonja Haradinaj-Stublla shtoi se bashkëpunimi rajonal nuk mund të bëhet qëllim në vetëvete, ndërsa shtoi se kjo dritare e re nuk mund të zëvendësojë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet