PE kundër Hungarisë: Nuk mund ta drejtojë presidencën e radhës të BE-së
Parlamenti Evropian ka dyshime nëse qeveria populiste e Hungarisë do të jetë në gjendje të udhëheqë presidencën e radhës që merr vitin tjetër, për shkak të rënies së demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Parlamenti aprovoi një rezolutë të re që i bën thirrje Këshillit Evropian të gjejë një zgjidhje, që mund t’i parandalojë Budapestit marrjen e drejtimit.
Hungaria është nën mbikëqyrjen e BE-së. Vitin e kaluar, Brukseli vendosi të ngrijë shumicën e fondeve për shkak të korrupsionit dhe problemeve me demokracinë në vend.
“Ne e kemi thënë më parë, me një rezolutë në këtë parlament, me një shumicë të madhe, se Hungaria nuk është më një vend demokratik, por një sistem hibrid mes demokracisë dhe autokracisë. Kjo është arsyeja përse jemi të shqetësuar se presidenca nuk mund të mbahet në këto kushte”- tha Gwendoline Delbos-Corfield, raportuese e PE-së për Hungarinë.
Kabineti i Viktor Orban po përgatitet për presidencën e radhës në mes të 2024-s për një periudhë 6-mujore. Roli i saj konsiston në drejtimin dhe planifikimin e samiteve, si dhe në përfaqësimin e BE-së në botën e jashtme.
Euro-deputetët mendojnë se zotimi i Viktor Orban për të ruajtur lidhjet me Vladimir Putin dhe synimi i tij për të bllokuar unifikimin e BE-së mund të mos jenë të përshtatshme për rolin.
Ata po i bëjnë thirrje Këshillit që ta parandalojë marrjen e presidencës nga Hungaria, ose të kufizojë bashkëpunimin e saj gjatë sesionit.
“Duke njohur zotin Orban, ai do ta përdorë këtë për qëllimet e tij. Ai do t’i drejtohet audiencës së tij dhe do injorojë gjithë të tjerët. Nuk mendoj se BE është përkrah zotit Orban. E kemi toleruar atë për të paktën 13 vjet dhe mjaft është mjaft”- shtoi Sophie in ‘t Veld, euro-deputete holandeze.
Qeveria hungareze hodhi poshtë kritikat e Parlamentit Evropian dhe insistoi me planet e presidencës.
“Parlamenti Evropian nuk i respekton vlerat evropiane. Së pari ata sulmojnë vazhdimisht zgjedhjet e lira në Hungari dhe nuk pranojnë atë që hungarezët zgjodhën në mënyrë demokratike për të pasur si qeveri. Së dyti, ata nuk respektojnë as sundimin e ligjit, sepse këtu Parlamenti Evropian nuk ka rol për të luajtur”-pwrfundoi Judit Varga, ministrja hungareze e Drejtësisë.
Rezoluta e Parlamentit Evropian nuk është imponuese dhe deri më tani, shtetet anëtare kanë refuzuar të diskutojnë çështjen hungareze.
LEXONI GJITHASHTU:
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut