Tensionet në Shkodër, procedohet penalisht Voltana Ademi dhe 7 të tjerë si organizatorë
Për tensionet e djeshme në Shkodër, Policia ka proceduar penalisht kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi, nën/kryetarin Ardit Qylybyli, krytetarin e FRPD-së, Arvid Bushati, shefin e Njësisë Operacionale pranë Zjarrfikësve, Ridvan Bushati, ish-kryetarin e Komunes Velipojë, Nikolle Marku dhe personat Zef Gjoni, Leke Marku dhe Isaj Qallia.
Të 8 personat akuzohen si organizatorë të protestës së djeshme dhe mbi ta rëndon vepra penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme shtetasit”.
Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë 17 minorenë që janë shfaqur në kamera duke ushtruar akte vandaliste ndaj godinës së partisë Socialiste në Shkodër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bazë të pamjeve filmike, kanë proceduar penalisht 17 minorenë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njëkohësisht janë proceduar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 21 shtetas të tjerë, si dhe dy punonjës të zjarrfikëses me inciale T.M dhe R.B.
“Po në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre”, dy punonjës të repartit zjarrfikës, shtetasit T. M. dhe R. B., të cilët ishin në shërbim dhe kanë reaguar me vonesë pas njoftimit të bërë nga Salla Operative për të ndërhyrë në shuarjen e zjarrit para godinës së një subjektit politik. Policia e Shkodër apelon për të gjithë prindërit që të mos lejojnë fëmijët të marrin pjesë në tubime dhe të përfshihen në veprime të dhunshme pasi në radhë të parë rrezikojnë jetën e tyre. Gjithashtu apelon për të gjithë qytetarët dhe organizatorët që të mos organizojnë dhe marrin pjesë në tubime të paligjshme, aq më tepër në këtë kohë pandemie sepse është rrezik i madh për shëndetin e qytetarëve”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.
Marshimi i thirrur për protestë ndaj vrasjes së Klodian Rashës nga policia në Shkodër përshkallëzoi në dhunë kur një grup të rinjsh iu drejtua mesditën e së shtunës selisë së Partisë Socialiste duke e mësyrë dhe duke i vënë flakën orendive të saj.
Për këtë ngjarje nuk mungoi edhe një reagimnga kryetarja e Bashkisë Shkodrës, Voltana Ademi, e cila theksoi se marshimi ishte paqësor dhe nuk kishte synim sulmin ndaj institucioneve. Ajo bëri thirrje të shmangej dhuna ndërsa theksoi faktin se edhe pse u thirr, policia veproi vonë.
Lexoni gjithashtu:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi