Gazetari zbardh prapaskenat: Takimi i Osmanit me Vuçiçin, çfarë u vendos në tavolinë
Presidentja Vjosa Osmani duket se ka pasur një takim joformal me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Moldavi. Ndonëse shumë pak dihet për këtë takim, gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci zbuloi për “Now me Erla Mëhillin” disa detaje.
Ai tha se në këtë takim mund të jetë diskutuar edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme në komunat në veri të Kosovës, këtë herë me pjesëmarrjen e partive serbe, gjë që do ndryshonte edhe rezultatin në këto komuna.
“Ka pasur një takim më shumë joformal se sa një takim të organizuar. Nuk kemi shumë informacione apo të reja nga takimi i tyre, por duke pasur parasysh edhe deklarimet që ka bërë zonja Osmani, duke mos e përjashtuar bërjen e zgjedhjeve sërish në veri, duke qenë se në aspektin kushtetues lejohet diçka e tillë.
Mund të themi se ndoshta ka pasur një lëvizje që kjo situatë të kalojë në situatë tjetër që do të jenë zgjedhjet e reja në veri në të cilat normalisht me pjesëmarrjen e serbëve do të ndryshonin komplet edhe strukturën udhëheqëse në komunat veriore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta