E ardhmja e ujit, mungesa e shirave të rregullta po than rezervat ujore

1 Qershor 2023 | 21:09

Thatësira po dëmton agrikulturën në Evropën jugore, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike, sidomos në territorin spanjoll. Kjo po alternohet me përmbytjet e rënda, si ato që pësoi Italia në muajin maj.

Dy anë të së njëjtës medalje që Komisioni Evropian i sheh si një pasojë imediate të ndryshimeve të klimës, ku uji, për shkak të mungesës së tepricës, është një nga pasojat që ka nisur të ndihet.

Thatësira po bëhet forcë agresive në gjendje të gjenerojë një krizë ushqimore me pasoja ekonomike.

Mungesa e shirave të rregullta, shoqëruar me nivelin e emetimeve në Mesdhe dhe një rritje prej 2 gradë Celsius, do t’i shkaktonte Spanjës një rënie me 7% të GDP-së. Ndërsa GDP-ja në nivel global do të humbiste 17 pikë përqindjeje nëse nxehtësia rritet me 3 gradë.

Fronti i parë në luftën kundër thatësirës është agrikultura dhe aftësia e saj për t’u përshtatur nga kulturat e ujitura tek ato me shi dhe me një menaxhim më efikas të ujit.

 “Detyra e ardhshme e fermerëve do të jetë të përshtaten me ndryshimet e klimës. Duhet të kemi parasysh se në 50 ose 60 vitet e fundit është trefishuar popullsia e botës dhe kemi detyrimin ta ushqejmë këtë popullsi,”- tha Javier Fatas.

Teprica e thatësirës është më e madhe në Evropën mesdhetare dhe sidomos në Spanjë, ku 75% e sipërfaqes së saj ndodhet tashmë në rrezik shktretëtimi, sipas Qendrës së Koordinimit të Fermerëve.

 “Besoj se puna që duhet të bëjmë në vitet e ardhshme është të përpiqemi të jemi po aq produktivë sa jemi tani me ujin që kemi, ose me më pak sasi uji që do të kemi në vitet e ardhshme. Pra, përdorimi me efikasitet. Duhet të mësojmë të bëhemi të qëndrueshëm me më pak burime nga sa kemi tani,”- tha Javier Fatas

Rezervat ujore dhe natyrore, si Donjana në Andaluzi, konsiderohen si thesare strategjike për mbrojtjen e natyrës dhe për të luftuar shkretëtimin dhe thatësirën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026