Italia lehtëson masat, ulet niveli i rrezikut nga COVID-19 në pesë rajone të vendit
Autoritetet në Itali vendosën të ulin nivelet e rrezikut nga coronavirus-i në pesë rajone, vendim ky që hyri në fuqi këtë të diel.
Qeveria italiane kishte aplikuar më herët një sistem me tre nivele dhe e kishte ndarë vendin në tre zona, të kuqe për rrezikun e lartë, portokalli për atë të mesëm dhe të verdhë për atë të ulët, nisur nga niveli i infektimit nga virusi dhe situata në sistemin shëndetësor në secilin rajon.
Katër rajonet Bazilikata, Kalabria, Lombardia dhe Piemonte do të zbresin nga niveli portokalli në atë të verdhë, ndërsa rajoni i Abrucos, që ishte në zonën e kuqe, do të ulet në atë portokalli.
Në 24 orët e fundit, Italia raportoi mbi 19 mijë e 900 raste të reja infektimi me COVID, që e çojnë totalin në 1 milion e 825 mijë e 775, si dhe rreth 650 vdekje, që në tërësi llogariten mbi 64 mijë.
Shifrat në fjalë e rendisin vendin fqinj të dytin në Europë, pas Britanisë së Madhe.
Gjithashtu, Italia ka regjistruar thuajse 24 mijë e 730 persona të shëruar, që në total janë mbi 1 milion e 76 mijë.
Sidoqoftë, ekspertët kanë paralajmëruar qytetarët që të ruajnë distancimin social dhe të shmangin grumbullimet për festën e ardhshme të Krishtlindjes.
Lexoni gjithashtu:
Roma pret fluturimin e parë pa karantinë që prej fillimit të pandemisë
Studimi i fundit: COVID-19 nisi të përhapet në Itali që nga mesi i nëntorit të vitit 2019
Masat gjatë festave, kufizime më të ashpra në Itali e Greqi, Franca toleron për festa
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania