14 të vdekur në 24 orë nga COVID-19, numri i viktimave i kalon 1 mijë

13 Dhjetor 2020 | 15:42

Numri i fataliteteve për shkak të COVID-19 në Shqipëri ka arritur sot në mbi 1 mijë viktima. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 14 persona.

Gjatë ditës së fundit kanë humbur jetën 14 persona mes të cilëve dhe mjeku i njohur anestezist Mihal Kërçi: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 43-83 vjeç.

Ndërkohë aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 23 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë shëruar 300 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.820 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm.

Ditën e fundit janë kryer 2501 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 788 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

222 raste në Tiranë, 111 në Shkodër, 77 në Fier, nga 34 raste në Krujë, Lezhë, 31 në Berat, 27 në Sarandë, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Librazhd, nga 16 raste në Gramsh, Mat, 15 në Kavajë, nga 14 raste në Korçë, Elbasan, nga 13 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 11 raste në Peqin, Has, 10 në Përmet, nga 8 raste në Mirditë, Pogradec, 7 në Delvinë, nga 5 raste në Mallakastër, Gjirokastër, nga 4 raste në Skrapar, Dibër, Pukë, Kurbin, nga 3 raste në Kukës, Kolonjë, nga 2 raste në Devoll, Malësi e Madhe, Bulqizë.

COVID-19 – Statistika (13 Dhjetor 2020)

Testime totale           221.676

Raste pozitive            48.530

Raste të shëruara       24.820

Raste Aktive             22.707

Humbje jete              1003

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   12162

Fier      1747

Durrës  1402

Korçë    1157

Vlorë     1146

Shkodër  1139

Elbasan    964

Berat     843

Lezhë    823

Gjirokastër  550

Kukës    448

Dibër     326

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026