“LSI dhe PD paguajnë fëmijët për të protestuar”, Milva Ekonomi: Të hetohet

13 Dhjetor 2020 | 17:39

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi thotë se kërkesat e protestuesve janë të paqarta dhe se ato kanë ndryshuar herë pas here. Në një interviste për Euronews Albania , Ekonomi kërkoi dhe të hetohet për përfshirjen e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në financimin e këtyre protestave.

“Nuk e di se çfarë kërkojnë. Drejtësia është duke vepruar dhe duhet të presim deri sa të marrë një vendim. Protesta të dhunshme nuk janë të hijshme për një demokraci në ndërtim”, shprehet znj. Ekonomi.

Është e pafalshme që të përdorën fëmijët. Paratë për të blerë një fëmijë janë shumë të pakta. Demaskimet që kanë dalë se LSI dhe PD po paguan këta fëmijë të hetohen dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë çështje. Nuk është standard demokratike dhe evropian”, theksoi deputetja e PS-së.

Milva Ekonomi shtoi më tej se, policia është sjellë shumë paqësore dhe nuk ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve por e kundërta ka ndodhur tha ajo. Sipas znj. Ekonomi situata e krijuar prej 5 ditësh nuk është e mirë as për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Qeveria socialiste e njeh institucionin e protestës por ajo nuk mund të shoqërohet me dhunë dhe ndërkohë nuk mund të shoqërohet as me vendosjen e minorenëve në krye të dhunë dhe për më tepër duke i përdor këta minorë përkundër pagesë.

Nuk e di mesazhin që duan të përcjellin. Këto forca politike a nuk e kanë të qartë që kemi zgjedhje më 25 prill? Jemi duk u përgatit për zgjedhje dhe në qoftë se veprohet kështu kjo nuk është e shëndetshme as për ditën e zgjedhjeve”, përfundoi znj. Ekonomi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026