Koloreto Cukali: Ardi Veliu duhet të kishte dhënë dorëheqjen, protestuesit po dhunohen në komisariate
Koloreto Cukali, drejtor ekzekutiv i Këshillit Shqiptar të Medias duke komentuar ditën e pestë të protestës ka denoncuar faktin se, disa komisariate janë të tej mbushur me protestues dhe po u shkelen të drejtat dhe abuzimi ka shkuar deri tek keqtrajtimi dhe dhuna.
“Mesazhi i terrorit është ‘Mos të shoh më në rrugë’. Kam qenë prezent dhe kam parë policinë të reagojë më mënyrë agresive për njerëzit që vetëm rrinin. Kjo frymë është ndjerë prej shumë kohësh dhe kjo duhet të pushojë.
Kreu i policisë duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Nuk është e mjaftueshme për është hapi i parë. Kemi nevojë që policia të ndryshojë. Policia është nxjerr në rrugë me frymën e gabuar dhe e pa përgatitur”, u shpreh Cukali.
Drejtori ekzekutiv i Këshillit Shqiptar të Medias i bëri thirrje Avokatit të Popullit dhe medias që të hetojnë për rastet e ushtrimit të dhunës mbi protestuesve gjatë shoqërimit dhe mbajtjes në komisariat.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet