Ekspozitë në Fier, portretet e jeta e përditshme, fokusi i punës së piktorit

2 Qershor 2023 | 16:40

Origjinale, me fokus tek njeriu dhe tek angazhimi social , kjo është ajo që ka karakterizuar ekspozitën e parë të piktorit të ri fierak Klajdi Kondi. Rreth 25 vepra të përzgjedhura ndër vite janë prezantuar për publikun në galerinë e artit ” Vilson Kilica” në qytetin e Fierit. Autori Klajdi Kondi shprehet se portretet dhe jeta e përditshme përbejnë edhe bërthamën e kësaj ekspozite.

“Unë kam sjellë rreth 25 vepra. Kam hyrë me shumë tek portretet që përbejnë edhe pjesën me të madhe të veprave si dhe tematika të ndryshme. Kam me shume stilin realist. Kemi të bëjmë  me tema që merren nga jeta e përditshme. Jam munduar ta sjell me emocione. Shpresoj  t’ju pëlqej sadopak.”- theksoi Klajdi Kondi, autori i ekspozitës.

Me fjalë kuptimplotë dhe me një vlerësim për punën e këtyre viteve është shprehur edhe piktori fierak Vullnet Alushaj, që përshkruan disa nga cilësitë dhe risitë e kësaj ekspozite.

“Shikojme figura muzikantesh me një sërë kompozimesh ose etydesh, me ngjyra dhe kompozime interesante, sa te papritura aq edhe te guximshme. Sjell motivin e femrës që është simbol i bukurisë nga këndvështrime të ndryshme. Me një dritë që herë shfaqet e herë sfumohet. Ka disa portrete që janë interesante, portretin e malësorit, portretin tjetër të një fshatari me ngjyrat e pjekura dhe ndjesi psikologjike te arrira”- theksoi Vullnet Alushaj, piktor.

Midis veprave ka gjithashtu kompozime te absurdit si edhe dëshmi të angazhimit social të autorit qe qëndron në anën e paqes, në anën e të bukurës. Ekspozita do të qëndroj e hapur për disa ditë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026