Mandati i Olta Xhaçkës, Bardhi: Po minoni demokracinë, duke injoruar Kushtetuesen

Gazment Bardhi
2 Qershor 2023 | 16:51

Kryetari i Grupi të PD-së, Gazment Bardhi nga Këshilli i Legjislacionit i mbledhur mbi procedurën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e ministres Olta Xhaçka, tha se mazhoranca po merr në mbrojtje këtë të fundit, edhe pse ka përfituar statusin e investitorit strategjik. Bardhi tha se mazhoranca duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës dhe mos të zvarritë procedurat, pasi sipas tij kjo është një tallje që po i bëhet Kushtetutës dhe ligjeve të Kuvendit.

“Siç e kemi paralajmëruar është thjesht strategji për të zvarritur zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, strategji për të marrë në mbrojtje ministren Olta Xhaçkën. Thatë se do e zgjidhnit vetë ekspertin, duhet të bëni publik emrin e tij. Na japin leksione për reformën në drejtësi dhe në një sprovë për të zbatuar vendimin e gjykatës, ju po e zvarrisni. Kanë marrë dhe dy muaj kohë pushim, sot kanë ndryshuar atë çfarë kanë thënë herën e kaluar. Do marrin  dhe 3 muaj kohë se do thonë eksperti ka shumë punë. Tallje e marre me gjykatën dhe kushtetutën, zvarritje e procesit. Nëse keni vendosur ta sfidoni gjykatën duhet ta bëni vetëm. Nuk ka çfarë të përmirësojë kuvendi në ligjet e reformës në drejtësi kur ju talleni me vendimin e gjykatës kushtetutese. Nuk jemi ne që vendosim nëse Xhaçka ka shkelur kushtetutën, por Gjykata Kushtetutese.

Keni një vit që po e zvarritni çështjen. Është absurd kjo që po bëni, zbatoni vendimin e gjykatës kushtetutese. Nëse doni të bëni tallje, profesionisti që merr detyrën për të dhënë opinion është të bëhesh pjesë e talljes. Ju vazhdoni talluni me reformën në drejtësi, liruat Tahirin dhe po mbroni Xhaçkën. Po merrni në mbrojtje ministren që ka marrë statusin e investitorit strategjik, çojeni në gjykatë dhe të vendosë gjykata. Qytetarët nuk kanë bukë të hanë. ministrja ka 5 mln euro për të bërë hotel në bregdet. Zonja ministre ka vendosur të shkelë ligjin dhe do të duhet të shkojë dhe të përballet në Gjykatë Kushtetuese. Çojeni të GJK dhe të vendosë Gjykata Kushtuese. Vendimi i gjykataës Kushtetuse n aka dhënë të drejtë ne, ju shkelët Kushtetutën, tani duhet të zbatoni vendimin e gjykatës kushtetuese dhe tja kaloni cështjen asaj gjykate për shqyrtim”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026