“Pa patentë e me makinë të rrezikshme”-Akuzat mbi shqiptarin që përplasi 21-vjeçaren
Nëntorin e kaluar një 27-vjeçar nga Shqipëria tërhoqi zvarrë me makinë një studente 21-vjeçare e cila vdiq pasi përgjaku asfaltet e qendrës së Selanikut.
Tashmë shqiptari ka dalë para Apelit dhe mbi të rëndojnë akuzat e drejtimit të një mjeti që nuk përmbush kushtet teknike, aksident trafiku dhe ngarje pa patentë.
Në dosjen e cila është bërë publike nga media greke pasagjerja e cila ka qenë brenda në makinë me shqiptarin, një 20-vjeçare është liruar nga akuza për bashkëpunim në vrasje.
Konkretisht në dosjen e shqiptarit shkruhen këto akuza:
a) drejtim i një automjeti të rrezikshëm, i cili ka sjellë si pasojë vdekjen e një personi,
b) largim nga vendi i aksidentit dhe
c) drejtimit të mjetit pa leje drejtimi dhe me shpejtësi të tepruar (104 km/h) në një rrugë urbane.
Në dosjen hetimore thuhet se 21-vjeçarja ka qenë duke kaluar rrugën dhe shqiptari e ka marrë para pa e ulur aspak shpejtësinë.
Mediat greke kujtojnë se studentja vdiq pas 5 ditësh në reanimacion, ndërsa familja e saj vendosi të dhuronte organet.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West