Borrell thirrje për çtensionimin e situatës, kërkon themelimin e Asocacionit
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrel, ka apeluar për shpalljen sa më shpejt të zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.
Borrell tha se presin nga qeveria e Kosovës që të pezullojë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale dhe të shpallë zgjedhje të reja dhe gjithëpërfshirëse në Veri. Ai shtoi gjithashtu se serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e reja që do të shpallen.
“Presim që Kosova të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative.”, tha Borrell.
Gjithahstu ai nënvizoi se palët duhet të veprojnë me përgjegjshmëri dhe të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Borrell shtoi se Kosova dhet të nisë pa asnjë parakusht të mëtejshëm punën për themelimin e Asocacionit.
“Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët dhe hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të saj. Kjo përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, tha Borrell.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq