Tunizi/Fundosen 2 anije me emigrantë të paligjshëm, gjendet trupi i një vogëlusheje

3 Qershor 2023 | 17:10

Dy varka ku kontrabandoheshin njerëz nga Afrika janë fundosur të mërkurën në Tunizi.

Rojet bregdetare kanë gjetur trupin e një vogëlusheje të veshur me rozë të premten, e cila dyshohet të jetë me kombësi kameruniane, pasi më shumë se 200 emigrantë nga ky vend ishin shpëtuar në brigjet e Sfax në dy ditët e fundit.

Nëna e saj ende nuk është gjetur.

Faouzi Masmoudi, prokuror publik dhe zëdhënës i gjykatës Sfax, i tha AFP se dy varka që transportonin emigrantë të paligjshëm nga Afrika Sub-Sahariane u fundosën në brigjet e qytetit të mërkurën.

Gjashtë persona humbën jetën në fundosjen e parë, ndërsa 39 emigrantë u shpëtuan. 12 pasagjerë nga varka e dytë u shpëtuan, ndërsa 41 të tjerë, përfshirë gjashtë fëmijë, janë ende të zhdukur, sipas të njëjtit burim.

Tunizia po kalon një krizë të rëndë politiko-ekonomike, e cila gjithashtu po shtyn shumë tunizianë të përpiqen të arrijnë në Evropë në mënyrë klandestine përmes detit, duke rrezikuar jetën e tyre.

Më 25 maj, Garda Kombëtare Tuniziane njoftoi arrestimin e një kontrabandisti të madh tashmë të dënuar me gjithsej 79 vjet burg, i akuzuar për organizimin e një largimi të emigrantëve tunizianë, i cili përfundoi në një anije të mbytur dhe 20 vdekje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026