Kompanitë ajrore përgatiten për verën: Të gatshme për të shmangur kaosin

4 Qershor 2023 | 15:37

Kompanitë ajrore thanë këtë të dielë se i kanë bërë përgatitjet për të shmangur përsëritjen e kaosit të shkaktuar në udhëtime, vitin e kaluar. Megjithatë, ato kanë paralajmëruar se disa fluturime do të mund të anulohen, për shkak të grevave që po organizohen, kohë pas kohe, në disa aeroporte.

“Kam besim që do të mund t’ia dalim pikut të këtij sezoni në verë, pa shumë probleme”, ka thënë Willie Walsh, drejtor i përgjithshëm i Asociacionit Ndërkombëtar të Transportit Ajror.

Liderët e kompanive ajrore, që kanë marrë pjesë në takimin vjetor të IATA-s, në Stamboll, i kanë shprehur shqetësimet e tyre për problemet eventuale në fluturimet brenda Evropës, si dhe në SHBA.

“Megjithatë, sa kanë mundur, ata i kanë kryer obligimet e tyre, për t’i siguruar të gjitha burimet e nevojshme këtë verë. Besoj së shumica e aeroporteve do të jenë në gjendje të mirë. I kemi marrë mësimet nga vera e kaluar”, ka thënë Walsh për agjencinë e lajmeve Reuters.

Interesimi shumë i madh për fluturime, pas pandemisë së koronavirusit, dhe kombinimi me mungesë të stafit, patën shkaktuar kaos në aeroportet në Evropë dhe Amerikën e Veriut, verën e kaluar.

Rritja e numrit të keqkuptimeve mes të udhëtarëve dhe kompanive, i ka rritur thirrjet për kompensim më të madh të pasagjerëve. Legjislacioni është duke u rishikuar në Kanada, derisa Qeveria amerikane është duke hartuar rregulla të reja.

Në Bashkimin Evropian, është duke u bërë presion për zbatim më të mirë të rregulloreve, që përcaktojnë kompensim për udhëtarët në rastet e vonesave më shumë se tri orë.

Mirëpo, Walsh ka thënë se janë konsumatorët, ata që do të paguajnë rritjen.

“Sa më shumë që të ketë shpenzime kompania, aq më shumë barra do të reflektohet në bileta. Është ambient shumë i rëndë për të operuar”.

Kompanitë ajrore kanë thënë se interesimi për të udhëtuar këtë verë është shumë i madh, dhe i ka arritur nivelet para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026