“Asociacioni”, ish-zyrtari i NATO-s: Jo Republikë Srpska 2 në Kosovë
Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, tha një intervistë për Euronews Albania se asociacioni është një çështje kyçe mes Kosovës dhe Serbisë që duhet të zgjidhet mbi bazën e parametrave të mirëpërcaktuar.
Shea u shpreh se një asociacion sipas modelit të Republika Srpska është absolutisht i papranueshëm, ndërsa theksoi se asociacioni i komunave serbe si detyrim ndaj minoritet nuk duhet të cenojë sovranitetin e Kosovës si shtet.
“Asociacioni i komunave serbe në Kosovë siç është dakordësuar në 2013 është parë si vullnet i mirë nga Prishtina. Kjo është një zgjedhje evropiane, kur ke një minoritet duhet t’u japësh të drejtat dhe mundësinë e vetëadministrimit. E kemi këtë në Irlandën e Veriut dhe në vende të tjera. Parametrat e vendosura për asociacionin duhet të përcaktohen mirë. Republika Srpska nuk është një shembull i mirë se po përdor fuqinë për të bllokuar reforma të rëndësishme në Bosnjë, ka dalë kundër Bosnjës. Duhen mirëpërcaktuar parametrat e asociacionit që të mos minojnë sovranitetin e Kosovës si shtet, kjo duhet të qartësohet. Është çështje delikate, por autonomi s’do të thotë pavarësi dhe të bllokosh atë që do shumica e popullsisë. Nuk dua të shoh një Republikë Srpska 2 në veri të Kosovës”, tha ish-zyrtari.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Serbia të heqë ushtrinë nga kufiri”! Flet zëdhënësi i NATO gjatë luftës në Kosovë
- Ish-përfaqësuesi i BE në Kosovë: Kurti të dalë me një iniciativë të vetën për Veriun
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë