“Kryetarin e komunës e ngujuan në zyrë”, Krasniqi ngre pyetjen: A ja vlen përplasja
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ngriti këtë të diel disa pikëpyetje në emisionin “Review” sa i takon situatës së krijuar në veriun e Kosovës. Ai tha se patjetër që kryetarët e komunave duhet të qëndrojnë në objektet ku janë zgjedhur për të shërbyer, por duhen parë edhe kostot e kësaj.
Sipas tij e gjithë situata është duke e dëmtuar shtetin e Kosovës, pasi ka marrë paralajmërime nga SHBA dhe Bashkimi Europian.
“A duhet që kryetarët të jenë në ato zyra? Absolutisht. A mundemi t’i dërgojmë kryetarët e komunave në ato zyra? Kjo po shikohet, me polici mundemi. Por nëse kostoja e këtij veprimi është shkatërrimi i raporteve të Kosovës, në radhë të parë me SHBA-në, ne duhet të bëjmë një pyetje racionale; a ja vlen barra qiranë? Aty nuk ka as punëtorë, as administratë.
Kemi pasur një kryetar në Leposaviq që mbeti i ngujuar 4-5 ditë në zyrë, i vetmuar, për asgjë. Cili është shërbimi ndaj qytetarëve? Kjo lëvizje po e dëmton Kosovën”,-tha Memli Krasniqi për “Review” në Eruonews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta