Kur vjen vaksina kundër Covid-19 në Ballkan? Kryezëdhënësi i KE-së i përgjigjet interesimit të Euronews Albania
Pandemia vijon të jetë agresive dhe këtë e dëshmojnë numrat e të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19. Të gjitha shtetet kanë nisur punën për të bërë të mundur sigurimin e vaksinës, por ky pritet të jetë një proces i gjatë për shkak të prodhimit të ulët në raport me nevojën.
Krahas vendeve të tjera edhe Shqipëria ka nisur tratativat e saj për të siguruara vaksinën kundër Covid-19, dhe një gjë të tillë e konfirmoi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Korrespondenti i Euronews Albania, Ernest Bunguri raporton nga Brukseli se Bashkimi Evropian vijon të jetë i angazhuar për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për vaksinën, por shtoi se ende nuk dihet afati konkret se kur do të nisë procesi i shpërndarjes.
Për këtë proces, gazetari Ernest Bunguri pyeti Komisionin Evropian, ndërsa zëdhënësi Eric Mamer në përgjigjen e tij u shpreh se “ende nuk ka një kalendar të qartë”.
“Ajo që ndodh në Ballkan ka një frikë se këto vaksina nga BE-ja do të vijnë shumë vonë, dhe deri sa ti vijë koha, që t’i shkojnë Ballkanit, do të jetë shumë vonë. Një pjesë e tyre thonë nga vera dhe për këtë gjë e kemi pyetur Komisionin Evropian dhe kryezëdhënësi siç e thatë edhe ju Eric Mamer, u përgjigj se bisedimet për mënyrën se si do shpërndahen vaksinat fillimisht në vendet anëtare janë në vijim e sipër, sepse ka disa plane të ndryshme, për disa kategori të ndryshme dhe që nuk ka akoma një datë të saktë se kur mund të vijnë këto vaksina. Pra, është bërë premtimi, por nuk e dimë akoma që këto vaksina do të vijnë në Ballkan, në janar, mars apo në gusht, duke pritur që një vendim të merret meqë është premtuar se një pjesë e këtyre vaksinave do të shkojnë në Ballkan”, tha ai.
I pyetur nga gazetarja Bruna Çifligu nëse pritet, që Bashkimi Evropian të marrë një vendim pozitiv për negociatat me Shqipërinë, korrespondenti Ernest Bunguri për këtë tha se shanset janë pothuajse minimale, duke marrë parasysh këtu faktin se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet: “Për negociatat ka shumë pak shanse të presim ndonjë vendim, sepse Shqipëria nuk ka plotësuar dy kushtet (Gjykata Kushtetuese dhe Ligji për Mediat), tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Furnizimi me vaksina, Von der Leyen: T’i dhurojmë Ballkanit, tepricat e Evropës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq