Mbyllet paqësisht protesta e gjashtë për vrasjen e Klodian Rashës

14 Dhjetor 2020 | 17:07

Është mbyllur në mënyrë paqësore dita e gjashtë e protestës së thirrur në sheshin ‘Skënderbej’ për vrasjen e Klodian Rashës.

Policia ka qenë prezente gjatë gjithë kohës në shesh, por nuk ka qenë nevoja të përdorë as ujë, as gaz lotsjellës dhe as ndonjë formë tjetër të forcës, pasi grupi i vogël i protestuesve vetëm ka qëndruar për disa minuta në shesh duke mos demonstruar asnjë akt dhune.

Protesta e gjashtë, në sheshin ‘Skënderbej’, policia e vendosur të mos lejojë grumbullime

Një tjetër protestë është thirrur ditën e sotme në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej”, në vazhdën e protestave të pesë ditëve të shkuara, që morën hov pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Gazetaria i Euronews Albania, Renaldo Salianji i cili ndodhet në sheshin ‘Skënderbej’ raportoi se policia ka marrë masa për të ndaluar të gjithë personat që mund të duken të dyshimtë si organizatorë të protestës.

“Dy postblloqe policie ndalojnë gjithë adoleshentët dhe të rinjtë që tentojnë të kalojnë sheshin ‘Skënderbej’, të cilëve u kërkohet karta e identitetit dhe pyeten se përse do të shkojnë në shesh.

Zhvendosja në sheshin ‘Skënderbej’ është simbolike, pasi edhe në qytete të tjera është bërë thirrje që protestat të bëhen në sheshet qendrore. E kanë krahasuar me protestat e viteve ‘90 në këtë shesh, simbolikisht kanë bërë thirrje që nga i njëjti shesh të rrëzohet sërish diktatura e instaluar sipas tyre në Shqipëri”, raportoi gazetari i Euronews Albania.

Njoftimi për zhvillimin e këtij tubimi është shpërndarë sërish përmes rrjeteve sociale dhe nisur nga kjo, policia ka hartuar një plan masash për menaxhimin e saj ku në terren do të jenë të angazhuar rreth 1500 efektivë.

Sakaq, lidhur me tubimet e organizuara policia e shtetit ka bërë apel qytetarëve të shmangin protestat pasi uniformat blu nuk do të tolerojnë asnjë grumbullim që bie ndesh me masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026