Gjashtë ditë protestë, qytetarët tregojnë në Euronews Albania arsyet e rezistencës
Qytetarët prej gjashtë ditësh vijojnë protestat në shenjë revolte për vrasjen e të riut Klodian Rasha. Protesta e sotme është thirrur në sheshin ‘Skënderbej” në Tiranë, por ndryshe nga ditët e mëparshme, sot vihet re një numër më i vogël protestuesish.
Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji bisedoi me disa qytetarë, të cilët treguan arsyet se pse i janë bashkuar protestës.
Njëri prej qytetarëve tha se është shoqëruar në Polici pavarësisht se ka qenë duke protestuar paqësisht. Ai thotë se do të qëndrojë në shesh deri në largimin e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
“Po, kam qenë me duar në xhepa. Protestues i lirë. Kam të drejtën time dhe të gjithë kanë të drejtën e tyre dhe këtu do rrimë deri sa të largohet Ardi Veliu”, tha një qytetar”, tha ai.
Një tjetër qytetare për mikrofonin e Euronews Albania kërkoi largimin dhe arrestimin e kreut të kupolës së Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Sipas saj, Policia e Shtetit duhet t’i nënshtrohet një reformë të thellë, në mënyrë që raste si vrasje e të riut të mos ndodhin më.
“Kam dal për të protestuar. Kërkojmë drejtësi për Klodianin, të dorëhiqet dhe të arrestohet Ardi Veliu dhe të lirohen ato që janë arrestuar. Kërkojmë reformimin në polici. Jo unë jo, por ka njerëz që frikësohen. Të gjithë duhet te jemi në shesh sonte.
Prezencën në protestë një qytetar tjetër e justifikon me faktin se në Shqipëri ka korrupsion të lartë, dhe ky fenomen sipas tij duhet mposhtur.
“Këtu ka një korrupsion të lartë. Këtu bëhet fjalë për të zhdukur historinë e qytetit. Këtu ka një kod moral, këtu nuk shkelim se duam të shkelim rregullin, këtu janë bërë krime dhe ne po protestojmë. Me aktin që është bërë me atë djalin, dashje apo pa dashje është kriminalizuar e gjithë policia. Unë bëj thirrje që protestat të mos ndalojnë asnjëherë”, tha një tjetër.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq