Sunak takim me Biden për kreu e ri të NATO-s, për kë po lobon kryeministri britanik
Kryeministri britanik Rishi Sunak do të përdorë udhëtimin e tij në Uashington këtë javë për të bindur presidentin Joe Biden të mbështesë Sekretarin e Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, Ben Wallece për t’u zgjedhur në krye të NATO-s.
Ben Wallace ka shprehur tashmë publikisht interesimin për të marrë drejtimin e aleancës perëndimore të mbrojtjes, kur posti të mbetet vakant në shtator.
Kryeministri Sunak do të qëndrojë dy ditë në Uashington dhe do të takohet me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë.
Dyshja do të diskutojnë bashkëpunimin mbi ekonominë, tregtinë, shkencën dhe teknologjinë, me kontrata investimesh disa miliardë që pritet të nënshkruhen.
Ata gjithashtu do të diskutojnë mënyrat për të rregulluar Inteligjencën Artificiale.
Zoti Ëallace është i popullarizuar në SHBA falë rolit të tij qendror për të ndihmuar në krijimin e një koalicioni ndërkombëtar në mbështetje të Ukrainës.
Ai ka rritur gjjithashtu shpenzimet e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar deri në 2.25 për qind të GDP-së dhe po shtyn që ato të arrijnë në 3 për qind deri në fund të dekadës.
Muajin e kaluar, kryeministri Sunak kaloi pak kohë në margjinat e takimit të fundit të G7 në Hiroshima duke lobuar për zotin Wallace.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)