KAS vendos rinumërimin e votave për kryetar në një tjetër bashki

5 Qershor 2023 | 11:44

KAS ka vendosur të bëjë rinumërimin e votave për kryetar bashkie në Belsh. Rinumërimi është caktuar të kryhet ditën e martë, 6 qershor, në orën 13:30.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, vendosi të pranojë ankimimin e bërë nga përfaqësuesit ligjor të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në lidhje me procesin e numërimit në Belsh.

Ata pretendojnë se rreth 60 fletë votimi rezultojnë të vlefshme, ndërkohë që shënimet janë të ndryshme nga ato që lehohen nga KQZ. Sipas tyre të gjithë këta vota që duhet të konsideroheshin të pavlefshme janë llogaritur për Partinë Socialiste.

Kujtojmë se ditën e sotme në KAS do të mbahet dhe procesi i rinumërimit për të gjitha votat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, ku difernca e fituesit të Partisë Socialiste me kandidatin e “Bashkë Fitojmë” ishte shumë e ngushtë dhe përmbysja erdhi nga kutia e burgut të Rrogozhinës.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026