KAS vendos rinumërimin e të gjitha votave në Rrogozhinë
Pas kërkesës së BF për rinumërimin e votave në Rrogozhinë, KAS ka vendosur për rinumërimin e të gjitha kutive, por ka përfshirë edhe kutinë e burgut.
Koalicioni Bashkë Fitojmë ankimoi rezultatin në këtë bashki dhe ka kërkuar rinumërimin e votave, por ka kërkuar që kutia e burgut të mos përfshihej, pasi sipas tyre ishte ajo që ka sjellë manipulimin e rezultatit në këtë bashki.
Përfaqësuesi i ‘BF’, Ivi Kaso tha se në këtë bashki është i nevojshëm rinumërimi i votave. “Në këtë zonë zgjedhore është i nevojshëm rinumërimi dhe rivlerësimi i të gjitha votave. Vetëm kështu kemi garancinë që rezultati që do të dalë nga ky proces do të pasqyrojë të vërtetën e këtij procesi zgjedhor”, tha Kaso.
Kjo kërkesë e koalicionit ‘BF’ për rivlerësim të rezultatit është kundërshtuar nga përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji i cili kërkoi dhe rrëzimin e ankimimit dhe shpalljen e rezultatit përfundimtar me fitues Edison Memollën.
Diferenca mes kandidatit te PS, Edison Memolla dhe atij te BF Shkelqim Hoxha është vetëm 30 vota.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
- 20:13 ‘Rilindja Urbane 2.0’ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Nuk duam fasada, kërkojmë decentralizim real
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE
- 19:37 Sulmet me dronë ukrainasë goditën rafineritë jugore ruse dhe portin e Azovit
- 19:34 Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij