“Hakmerret” Gjermania, vendos mbylljen e 4 nga 5 konsullatave ruse

31 Maj 2023 | 16:20

Qeveria gjermane bëri të ditur më 31 maj se do t’i mbyllë katër nga pesë konsullatat ruse në Gjermani, duke ua hequr licencat. Ky veprim vjen në shenjë hakmarrjeje, pas vendimit të Moskës për ta kufizuar numrin e zyrtarëve gjermanë në Rusi në 350.

“Qeveria ruse do të lejohet ende të operojë përmes ambasadës së saj në Berlin dhe përmes një konsullate të përgjithshme, por Gjermania planifikon që konsullatave të tjera t’u ndalet funksionimi deri në fund të vitit,”- tha Ministria e Jashtme e Gjermanisë.

Në të njëjtën kohë, Gjermania do t’i mbyllë konsullatat e veta në Kaliningrad, Yekaterinburg dhe Novosibirsk, duke lënë në funksion vetëm ambasadën gjermane në Moskë dhe konsullatën në Shën Petersburg.

Ky veprim i Berlinit zyrtar simbolizon një vazhdim të prishjeve të marrëdhënieve dypalëshe pas nisjes së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit të kaluar.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë e akuzoi Moskën për përshkallëzim të tensioneve me vendimin për ta kufizuar numrin e zyrtarëve gjermanë që lejohen të punojnë në Rusi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026