SHBA sanksione Turqisë: Instalimi raketave ruse kërcënim për NATO

15 Dhjetor 2020 | 06:43

SHBA ka vendosur sanksione kundër aleatit të NATO-s, Turqisë, pas instalimit vitin e kaluar të një sistemi mbrojtës raketash të prodhuar nga Rusia.

SHBA thotë se sistemi i raketave tokë-ajër S-400 i Rusisë është i papajtueshëm me teknologjinë e NATO-s dhe një kërcënim për Aleancën Euro-Atlantike.

Sanksionet e bëra me dije nga Departamenti i Shtetit synojnë sektorin e prokurimit të armëve të Turqisë. Masa u dënua me shpejtësi nga zyrtarët në Turqi dhe Rusi.

Ministria e Jashtme e Turqisë nxiti SHBA-në “të rishikojë këtë vendim”, duke shtuar se Turqia “është e gatshme të adresojë këtë çështje përmes dialogut dhe diplomacisë”.

Ankaraja zyrtare paralajmëroi se sanksionet e SHBA, “në mënyrë të pashmangshme do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet dypalëshe dhe (Turqia) do të hakmerret në mënyrën e duhur dhe në kohën kur e sheh të përshtatshme”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026