“Ndërhyrje ruse, por dhe kineze”, Mediu flet për format e influencës në Ballkan

5 Qershor 2023 | 18:43

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu tha në një intervistë për Euronews Albania se në Ballkan ka ndërhyrje ruse, por edhe kineze.

Duke folur për format e influencës në Ballkan, Mediu tha se parlamenti duhet të fitojë një dimension tjetër në trajtimin e çështjeve të sigurisë.

“Duke qenë një vend anëtar i NATO-s, kohezioni që ne duhet të kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Europën duhet të jetë një lloj kontinuiteti të veprimit parlamentar. Ka disa probleme që lidhen në raport me këtë çështje dhe nuk duhet të jetë vetëm pse vepron Parlamenti Europian, por vetë realiteti që zhvillohet në Ballkan duhet të në mësojë se si duhet të veprojmë,” – u shpreh Mediu.

Sipas tij, influenca e Rusisë dhe Kinës në Ballkan ka nisur të shtohet dhe po krijon tensione dhe efekte që bien ndesh me interesat e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, por edhe me interesat e vet kombit shqiptar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023