Mediu-opozitës: Duhen lista të hapura, zelli për udhëheqësin po na lë pa shqiptarë
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i pranishëm në seancën plenare këtë të hënë i bëri thirrje grupeve politike opozitare që të shikojnë të vërtetën ashtu siç është.
Sipas tij këto vite opozita ka shkatërruar vetveten, ndaj ai hodhi si propozim që deputetët të vendosen me lista të hapura dhe jo më nga kryetarët e partive pasi siç u shpreh ai “zelli dhe dashuria për udhëheqësin do e lërë vendin pa shqiptarë”
“Kam një thirrje për kolegët e opozitës, të shohim të vërtetën siç janë. Këto vite kemi shkatërruar vetveten, ndërsa mazhoranca ka përfituar. Ne duhet të kalojmë vetveten.
Si opozitë detyrë kemi garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ta fillojmë nga reforma zgjedhore. Ta nisim me lista të hapura, ku gara vendos se kush janë deputetët dhe jo kryetarët e partive.
E djathta nuk është pazar, por ide që vlerëson vlera, individin dhe padyshim e familjen. Zelli dhe dashuria për udhëheqësin do të na lerë pa shqiptarë nëse vazhdojmë kështu”,-tha Fatmir Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në