Tritan Shehu kërkon mocion me debat për gjenocidin serb: Mbi Kosovën u ushtrua dhunë

5 Qershor 2023 | 11:35

Deputeti Tritan Shehu tha në seancën plenare të mbajtur këtë të hënë se qeveria jonë nuk ka guximin e duhur për të dënuar gjenocidin serb. Ai dhe një grup deputetësh kanë paraqitur kërkesë për të mbajtur një mocion me debat, por duket se kjo nuk është pranuar.

Shehu tha se seanca e sotme planare duket sikur po bëhet në një parlament në mars apo jupiter dhe jo në një parlament shqiptar, pasi nuk po flitet për shqiptarët e dhunuar në Kosovë.

“Ne vazhdojmë me shkelje të rënda të procedurës së rregullores në këtë parlament. Mblidhemi këtu sikur të jemi parlamenti i marsit dhe jupiterit dhe jo parlamenti shqiptar. Një grup deputetësh kemi paraqitur një kërkesë për një mocion me debat për gjenocidin serb në Kosovës. Ende nuk është marrë në konsideratë.

Sot kur ngjarjet kanë precipituar dhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Kosovë sot kërkojnë të veshin petkun e qengjit. Mbi popullin e Kosovë u realizuar një dhunë dhe pa dënuar vrasjen e krimin, nuk kemi të drejtë të flasim dhe të kërkojmë drejtësi. Serbia nuk e njeh gjenocidin dhe vijon të tallet”,-tha Tritan Shehu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026