Mutacion i ri i COVID-19, mjeku shqiptar në Angli: Nuk do sjellë rritje të vdekshmërisë

15 Dhjetor 2020 | 08:52

Mjeku shqiptar në Angli, Gazmir Balliu u shpreh për Euronews Albania se qytetarët anglezë janë shumë të interesuar për të bërë vaksinën anti-COVID.

“Procesi i vaksinimit është në hapat e para, vaksinimi është bërë në rreth 50 spitale në Angli dhe ka filluar edhe në Skoci. Sot është dita e parë që vaksinimi do të bëhet edhe në qendrat mjekësore. Kjo ka rritur optimizmin në popullsi, njerëzit janë shumë të interesuar që të paraqiten për të marrë vaksinën. Interesi ka qenë shumë i madh, na u desh që të ndryshojmë përgjigjet telefonike edhe tek qendra ime, t’u kërkojmë pacientëve që të mos telefonojnë për të marrë takime me vaksinë , por do të kontaktohen dhe do të paraqiten tek qendra e vaksinimit për të marrë vaksinën”, u shpreh ai.

Mjeku sqaroi më tej se deri më tani vaksina ka rezultuar efektive dhe se ka shfaqur probleme vetëm tek dy pacientë që janë alergjikë ndaj antibiotikut.

“Nuk ka pasur shqetësim, në ditën e parë ishin dy raste që ishin persona që kishin alergji nga vaksinat. Por, rastet e tjera, njerëzit nuk kanë pasur asnjë lloj problemi”, tha z.Balliu.

Mjeku foli edhe për mutacionin që ka pësuar koronavirusi. Ai theksoi se në këtë rast nuk mendohet se ka një rritje të vdekshmërisë apo se ky virus i ri do të sfidojë vaksinat.

“Po kjo është e vërtetë, kjo është dhënë që të tregojë që sistemi i vëzhgimit në Angli është shumë i fuqishëm. Nuk shikojmë vetëm nëse një person ka virusin, por edhe llojin e virusit. Ky mutacion i ri mendohet që mund të ketë qenë që nga pjesa e dytë e tetorit, kemi deri në 1000 raste të këtij virusi. Virusi gjithmonë ndryshon që të futet sa më mirë në qelizat e njeriut. Këto nuk sjellin asnjë avantazh tek virusi. Ka raste që këto ndryshime në virus e bëjnë që të jetë më infektues dhe ka raste që i sjell virusit në avantazh që mund të shmangë vaksinat pse mjekimet që po bëjmë. Në rastin që po flasim, nuk mendohet që ka një rritje te sëmundjes dhe vdekshmërisë nga ky virus, edhe nuk mendohet që do të ketë një mbrojtje kundër vaksinave që po përdoren ose që do të dalin në të ardhmen.”, u shpreh mjeku.

Lexoni gjithashtu:

Mutacion i ri i COVID-19, mbyllen përfundimisht lokalet dhe restorantet në Mbretërinë e Bashkuar

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026