Abdixhiku: Situata shqetësuese dhe e paqartë në Kosovë, thirrja për Kurtin e Osmanin

6 Qershor 2023 | 12:18

Ditën e sotme të dërguarit e SHBA dhe BE, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak kanë zhvilluar takim me krerët e opozitës në Kosovë.

Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të takimit dha një deklaratë për mediat duke theksuar se Kosova ndodhet në një situatë shqetësuese dhe të paqartë.

Ai shtoi se kemi mungesë plani mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të pasur një dakordim me aleatët.

“Po futemi në një situatë shqetësuese të Republikës së Kosovës dhe për më tepër të paqartë.    Kemi mungesë plani dhe gatishmërisë së Kurtit për dakordim me aleatët. Në këtë fazë Kosovës i mbeten pasojat që mund të vijnë nga BE dhe SHBA. E kemi t ë vështirë ta pranojmë një gjendje të tillë. Është një gjendje e paparë për ne. Shpresoj që Kurti të reflektoj dhe sërish i bëj thirrje të reflektoj dhe i bëj thirrje dhe Osmanit të jetë më e zëshme në këtë situatë kritike të Kosovës”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026