U gjet i vdekur me plumb në kokë, pas vëllait merret në hetim dhe shoku i shqiptarit
Policia italiane po vijon hetimet për vdekjen e 20-vjeçarit shqiptar Enriko Aliaj. Të dhënat paraprake tregojnë se ai ndërroi jetë nga një goditje me armë në kokë. Policia po e fokuson vëmendjen tek arma e krimit për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi pasditen e të shtunës në banesën e të riut në Piacenza.
Në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë në shtëpi ishin vëllai i tij Elham – 18 vjeç – dhe një shok 17 vjeçar i cili u largua menjëherë pas tragjedisë.
Mediat italiane bëjnë me dije se edhe 17-vjeçari është marrë nën hetim për vdekjen e shqiptarit.
Po aq i rëndësishëm do të jetë raporti balistik, për të kuptuar trajektoren e goditjes, si dhe autopsia që do të caktohet në ditët në vijim dhe do të bëhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Pavia. Rezultatet e këtyre ekspertimeve teknike dhe mjekoligjore të kryqëzuara me njëra-tjetrën dhe me historitë e dy të rinjve të pranishëm duhet të rikthejnë dinamikën e tragjedisë.
Nga sa mësohet për momentin, vëllai dhe 17-vjeçari kanë raportuar se ngjarja ishte aksidentale dhe Enriko Aliaj qëlloi gabimisht veten me plumb në kokë teksa mbante në dorë një armë pistoletë.
Pritete vijimi i hetimeve për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit