Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje dhe drogë, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar 54-vjeçarin me iniciale K (J). M, pasi gjykata italiane ka lëshuar ndaj tij një urdhër-arresti për vjedhje dhe trafikim droge. Pritet që 54-vjeçari të ekstradohet drejt Italisë, për t’u përballur me drejtësinë atje.
“Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në rrugën “Llambi Bonata”, Tiranë u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar K(J). M., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata për Hetimet Paraprake në Verbania/Itali ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet